Vdes në fushën e volejbollit 20-vjeçari nga Kosova në Dhërmi

Para 1 vit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në bregdetin shqiptar, ku një 20-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur teksa po pushonte në Dhërmi.

Sipas raportimit nga A2 CNN, që i referohet Policisë së Vlorës, i riu ka humbur jetën gjatë një loje volejbolli me shokët e tij, pranë një plazhi në Dhërmi.

“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë,” thuhet në njoftim.

Autopsia do të kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes. Ndërkohë, lajmi ka tronditur komunitetin dhe familjarët e të ndjerit, ndërsa bashkëqytetarët e Rahovecit kanë shprehur ngushëllimet e tyre.