Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Mevlie Berishës, shefe e Zyrës Ligjore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në njoftim thuhet se “largimi i saj i parakohshëm ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në institucionin tonë, ku ajo kontribuoi me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri për mbi 25 vjet”.
Mevlie Berisha u vlerësua si një profesioniste e palodhshme, mbrojtëse e vlerave ligjore në shëndetësi dhe një kolege e respektuar.
