Vdes gruaja e plagosur me armë zjarri në Istog

Para 2 muaj

Gruaja që u plagos pasditen e sotme në Istog raportohet se ka ndërruar jetë, mëson Klankosova.tv nga burimet e saj.

Ajo ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi dyshohet se u plagos me armë zjarri, që sipas informacioneve fillestare mund të ketë qenë armë zyrtare.

Sipas Policia e Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 16:00 nga emergjenca në Istog dhe hetimet janë në zhvillim.