Vdes babai i Albulena Haxhiut

Para 17 ditë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj. Përmes një postimi në Facebook, ajo e cilësoi atë si mbështetësin më të madh, duke theksuar se do ta kujtojë përherë.

Postimi i plotë:

Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit.

Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar.

Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë.