Një burrë është gjetur pa shenja jete të enjten në Kllokot. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QMF-së në Viti.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet kanë nisur.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
