Vazhdon operacioni i kërkimit për 54-vjeçaren e zhdukur në Kaçanik

Para 1 vit

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për gjetjen e një gruaje 54-vjeçare, me inicialet H.J., nga fshati Runjevë i Kaçanikut, e raportuar e zhdukur që nga orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas njoftimit, në operacion janë përfshirë njësitë e Policisë, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim me pajisje moderne si dronë dhe motoçikleta për terrene të vështira, si dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Gjithashtu, në kërkime po marrin pjesë edhe qytetarë vullnetarë nga komuniteti lokal.

Operacioni i kërkimit është ende në zhvillim dhe autoritetet nuk kanë ende ndonjë informacion të ri për vendndodhjen e saj.