Vasfije Krasniqi-Goodman: Nga viktimë 16-vjeçare në zë për drejtësi

Para 2 muaj

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, u përlot teksa kujtoi përjetimet e saj si 16-vjeçare. Ajo tha se kjo ditë mbetet e vështirë, por theksoi se sot ka mbështetjen e popullit dhe institucioneve për të kërkuar drejtësi. Krasniqi-Goodman u bëri thirrje viktimave të flasin publikisht, duke theksuar se krimet nuk falen. Ajo bëri homazhe te memoriali “Heroinat” së bashku me Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti.