Varroset ushtari i Brigadës 121, Naser Shala, i njohur si “Ftyra”

Para 1 vit

Sot është varrosur Naser Shala, ushtar i Brigadës 121, i njohur si “Ftyra”, një figurë e nderuar e luftës për liri. Ceremonia e varrimit ka tërhequr shumë njerëz, përfshirë deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka shprehur ngushëllime për humbjen e bashkëluftëtarit të tij.

Përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, Haradinaj ka thënë: “Lamtumirë, Naser Shala! Historia do të flasë për veprat e tua. Bashkohu me babën, të cilin mizorisht ta vranë ata që ti i shpagove.”

Mesazhët e ngushëllimeve dhe nderimeve për veprën e Shalës kanë vazhduar, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.