Vajza e mitur në Gjilan rrahet dhe poshtërohet nga bashkëmoshataret, akti filmohet dhe publikohet

Para 10 muaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku një vajzë e mitur është dhunuar fizikisht nga disa bashkëmoshatare të saj. Vajza, e cila ishte viktimë e agresionit, dëgjohet në video duke u lutur të lirohet, ndërsa detyrohet të përsërisë më shumë se 10 herë fjalinë: “Të lutem, më lironi.”

E gjitha kjo është filmuar nga vetë të dyshuarat, të moshës rreth 14 vjeçare, dhe pamjet janë shpërndarë në rrjete sociale dhe disa media online.

Pavarësisht lutjeve të viktimës, dhuna dhe talljet kanë vazhduar, duke shkaktuar zemërim të madh në opinionin publik dhe duke ngritur shqetësime për sigurinë e të miturve.