Ushtrimi “Ujku Shigjetë”, FSK nis stërvitjen, testohen aftësitë luftarake

Para 6 muaj

FSK këtë martë ka nisur stërvitjet në Gjakovë përkatësisht në fshatin Babaj të Bokës. FSK po stërvitet për realizimin e ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”.  Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ka ndjekur nga afër stërvitjet.

– Advertisement –

I pranishëm ka qenë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonici. Ky ushtrim fushor po realizohet përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore dhe vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara.