Urimi që e theu zemrën… Qemail Aliu: Sytë e nënës sime thanë më shumë se fjalët

Para 4 muaj

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Shtimes, Qemail Aliu, ka treguar se në ditën e fitores së tij nuk ka mundur të marrë urimin më të rëndësishëm – atë të nënës, e cila po lufton për jetën në spital.

Aliu tha se, edhe pse ajo nuk mundi të fliste, sytë e saj i përcollën dashurinë, bekimin dhe krenarinë që ai gjithmonë ka ndjerë prej saj.

“Sot është një ditë e shenjtë për mua. Këtë fitore ia dedikoj bashkëvendasve të mi të Shtimes, por mbi të gjitha nënës sime – gruas më të fortë që kam njohur ndonjëherë. Ajo po lufton me gjithë fuqinë e saj, dhe i lutem Zotit t’i japë shërim e dritë,” ka shkruar Aliu.

Ai shtoi se sakrifica e nënës dhe përkrahja e qytetarëve të Shtimes do të jenë shtysa e tij më e madhe në mandatin e ri.