Rama intervistë për mediumin italian: BE është bekim për ne

Para pak minutash

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, ka kritikuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si të ngadaltë dhe të mbushur me pengesa për vendet aspiruese.

Rama theksoi se, megjithatë, BE-ja mbetet një faktor kyç dhe pozitiv për vendet e rajonit, veçanërisht në ndërtimin e institucioneve dhe forcimin e standardeve demokratike, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, procesi i integrimit evropian, edhe pse i ndërlikuar dhe shpeshherë i vështirë, ka sjellë ndryshime të rëndësishme në Shqipëri.

“BE-ja është një bekim për ne; roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di si ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se më parë deklaratat politike të BE-së nuk janë shoqëruar gjithmonë me veprime konkrete, transmeton klankosova.tv, por situata ka ndryshuar pas luftës në Ukrainë.

Kryeministri shqiptar bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, duke theksuar se metoda aktuale mbetet tepër e ngadaltë.