Uran Ismaili prezanton planin për Barilevën: Fshatrat do të trajtohen me dinjitet pas 12 tetorit

Para 10 muaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, mbajti sot një tubim në fshatin Barilevë, ku para banorëve prezantoi planin për zhvillimin e zonës. Ai kritikoi qeverisjet e mëparshme për neglizhimin e fshatrave, duke premtuar se kjo do të ndryshojë pas zgjedhjeve të 12 tetorit.

Plani i tij për Barilevën përfshin ndërtimin e një sheshi dhe çerdheje të re, rregullimin e lumit dhe stadiumit të fshatit, ndriçimin e rrugëve, shtim të subvencioneve për bujqësi, si dhe përmirësim të shërbimeve mjekësore në QMF.

Ismaili tha se Barileva dhe fshatrat e tjera kanë potencial të madh bujqësor dhe turistik, që mund të shndërrohet në burim zhvillimi për të gjithë kryeqytetin.