Prishtinë, Qershor 2025 – Projekti i unazës së brendshme të Prishtinës po hyn në fazën përfundimtare, sipas Drejtorit të Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli. Ai ka ndarë pamje nga punimet aktuale dhe ka bërë të ditur se është filluar vendosja e pllakave të parafabrikuara horizontale, një hap kyç në ndërtimin e urës.
“Së bashku me Kryetarin e Kryeqytetit, Përparim Rama, sot ishim prezent në fillimin e vendosjes së pllakave të parafabrikuara horizontale të unazës së brendshme. Ura po shkon drejt fazës përfundimtare,” deklaroi Havolli.
Sipas tij, kjo urë pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin urban, duke ofruar alternativa të reja dhe një infrastrukturë më të qëndrueshme për qytetarët e Prishtinës.
Në përfundim, Havolli shprehu besimin në përparimin e projektit me një thirrje simbolike:
