UNMIK shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve, thekson rëndësinë e investimit në paqe

Para 21 ditë

Për nder të Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Peter Due, priti në selinë e UNMIK përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare. Gjatë ngjarjes u diskutua roli i operacioneve paqeruajtëse nën moton e këtij viti “Investoni në Paqe”, si dhe u prezantuan prioritetet aktuale të UNMIK-ut, përfshirë iniciativat për ndërtimin e besimit dhe mbështetjen e dialogut në Kosovë. UNMIK falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në vend.