U varros aktori i madh Enver Petrovci – Ikonës së filmit iu dha lamtumira e fundit në Prishtinë

Para 7 muaj

Në varrezat e qytetit të Prishtinës, sot iu dha lamtumira e fundit aktorit të madh dhe ikonës së filmit shqiptar, Enver Petrovci.

Ceremonia mortore u mbajt në një atmosferë të rënduar emocionale, në praninë e familjarëve, miqve të ngushtë, kolegëve të skenës, bashkëpunëtorëve ndër vite dhe qindra qytetarëve që kishin ardhur për t’i dhënë nderimet e fundit.

Petrovci ndërroi jetë dje, më 22 shtator 2025, në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike në teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

I njohur për rolet e tij të fuqishme në skenë dhe ekran, Enver Petrovci ishte një nga figurat më të dashura dhe më të respektuara të artit shqiptar. Ai kontribuoi jo vetëm si aktor e regjisor, por edhe si pedagog, duke formuar breza të tërë artistësh të rinj.

Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në kulturën shqiptare, ndërsa homazhet dhe ngushëllimet kanë ardhur nga të gjitha trevat dhe institucionet më të larta të vendit.