Turqia ofron të presë raundin e ardhshëm të bisedimeve Ukrainë-Rusi

Para 11 muaj

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi të martën se Ankaraja është e gatshme të presë një raund të ardhshëm negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë, duke shprehur shpresën se këto bisedime do të çojnë së shpejti në një armëpushim dhe më pas në një paqe të qëndrueshme.

“Ne theksuam se jemi gjithmonë të gatshëm të presim negociata. E shohim këtë jo vetëm si një detyrë për rajonin tonë, por edhe për paqen globale,” u shpreh Fidan në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

Ai shtoi se Turqia ka përcjellë kërkesën për zhvillimin e negociatave në territorin turk dhe ka ofruar mbështetjen e saj në çdo formë të mundshme për të ndihmuar procesin.

Deklaratat vijnë gjatë një vizite dyditore të ministrit Fidan në Moskë, ku të hënën ai u takua edhe me presidentin rus Vladimir Putin.