Tryezë e rrumbullakët – pamje brenda takimit të Kurtit me partitë

Para 11 muaj

Kanë dalur pamjet e para brenda takimit i cili po mbahet në mes të përfaqësuesve të partive politike parlamentare, që është thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti.

Në takim po marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi bashkë me deputeten Vlora Çitaku, ndërsa nga LDK-ja, të pranishëm janë i pari i partisë, Lumir Abdixhiku dhe shefja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihen se në takim, AAK-ja po përfaqësohet nga deputetja Time Kadrijaj.

Po ashtu, pjesë e takimit janë edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Llila, ai i GUXO, Faton Peci dhe po ashtu edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë.