Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të mbajë sot një deklaratë të rëndësishme lidhur me luftën në Ukrainë, në orën 21:00 sipas kohës së Kosovës, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Kjo deklaratë vjen në përfundim të afatit dyjavor që Trump i kishte vendosur presidentit rus Vladimir Putin për të nisur bisedime paqeje me Kievin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më herët se Rusia nuk ka treguar gatishmëri për negociata, ndërsa paralajmëroi për nevojën e vazhdimit të presionit ndërkombëtar ndaj Moskës.
Trump ka lënë të kuptohet se në mungesë të progresit, mund të ndryshojë qasjen e SHBA-së ndaj konfliktit.
