Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po bëhet “përparim i madh” në Ukrainë, pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Ai tha se do të diskutojë me Volodymyr Zelenskyn rreth zhvillimeve dhe theksoi se gjërat “po ecin mjaft mirë”. Raketat amerikane Tomahawk pritet të jenë në qendër të diskutimeve.
