Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se pa angazhimin dhe presionin e tij ndaj vendeve anëtare për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, NATO sot nuk do të ishte në gjendjen aktuale. Ai ka theksuar se gjatë mandatit të tij ka detyruar aleatët të marrin më seriozisht përgjegjësitë financiare, duke e forcuar Aleancën ushtarake. Sipas Trump, rritja e buxheteve të mbrojtjes nga vendet anëtare ka qenë vendimtare për funksionimin dhe fuqinë e NATO-s në vitet e fundit.
