Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim për ndalim udhëtimesh nga disa vende drejt SHBA-së, me arsyetimin e rreziqeve të sigurisë kombëtare. Vendimi hyn në fuqi të hënën në mesnatë.
Vendet e ndaluara përfshijnë:
Afganistanin, Mianmarin, Çadin, Republikën e Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin.
Gjithashtu, për vizitorët nga Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela do të ketë kufizime shtesë.
Trump tha se masa synon të mbrojë sigurinë dhe interesin kombëtar të SHBA-së, dhe është rezultat i një urdhri ekzekutiv të lëshuar më 20 janar, ku kërkohej një vlerësim për vendet që paraqesin qëndrime armiqësore ndaj SHBA-së.
