Trump kritikon prokurorët izraelitë për gjyqin e Netanyahut: SHBA nuk do tolerojnë

Para 10 muaj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër prokurorët izraelitë lidhur me gjyqin për korrupsion të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se Uashingtoni, i cili i ka dhënë miliarda dollarë ndihmë Izraelit, “nuk do ta tolerojë atë”.

Në vitin 2019, Netanyahu u akuzua në Izrael për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, por ai i mohoi akuzat, sipas Reuters dhe kujton se gjyqi i Kryeministrit të Izraelit filloi në vitin 2020 dhe përfshin tre çështje penale.

“Është çmenduri ajo që prokurorët tepër të zellshëm po i bëjnë Netanyahut”, njoftoi Trump në rrjetin social Truth Social, duke shtuar se procesi gjyqësor po pengon aftësinë e Netanyahut për të negociuar me organizatën militante palestineze Hamas dhe me Iranin.

Njoftimi i dytë i Trump brenda pak ditësh, duke mbrojtur Netanyahun dhe duke bërë thirrje për pezullimin e gjyqit, shkoi një hap më tej duke lidhur veprimet ligjore të Izraelit me ndihmën e SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë miliarda dollarë në vit për Izraelin, shumë më tepër se çdo komb tjetër, duke mbrojtur dhe mbështetur Izraelin. Ne nuk do ta tolerojmë këtë. Netanyahu aktualisht po negocion një marrëveshje me Hamasin”, tha Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme.