Trump: Erdogan ka ndihmuar për largimin e regjimit të Assad-it në Siri

Para 8 muaj

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve të enjten se Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan është “përgjegjës” për ndihmën në çlirimin e Sirisë nga regjimi i Assad-it.

– Advertisement –

Kjo është një nga deklaratat e presidentit të SHBA në takimin zyrtar me Erdogan.

“Mendoj se Presidenti Erdoğan është ai që mban përgjegjësinë për Sirinë, për luftën e suksesshme në largimin e udhëheqësit të mëparshëm të Sirisë. Dhe mendoj se ky njeri është përgjegjës për këtë. Ai vetë nuk e merr këtë përgjegjësi, por në fakt është një arritje e madhe,” tha Trump.

Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë, duke shënuar herën e parë që një president sirian flet në këtë forum që nga viti 1967.

Fjalimi vjen katër muaj pasi Al-Sharaa, një ish-xhihadist që deri vonë kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh amerikanë mbi kokë, u takua me Trumpin në Riad pas përmbysjes së regjimit gjysmë shekullor të Assad-it. Pas atij takimi, Trump njoftoi se SHBA do të hiqte sanksionet ndaj Sirisë.