Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh këtë të premte se dëshiron sigurinë e banorëve në Rripin e Gazës, ndërsa konfirmoi planet për diskutime të ardhshme me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me situatën në rajon dhe Iranin.
Presidenti rikujtoi propozimin e tij për marrjen në pronësi nga SHBA-ja të Gazës, të paraqitur për herë të parë në shkurt, plan ky që u refuzua nga komuniteti ndërkombëtar, por që ai vazhdoi ta promovojë në mënyrë sporadike gjatë muajve të fundit.
Trump shprehu gjithashtu shpresën që një armëpushim në Gaza mund të arrihet “diku javën tjetër”.
Ndërkohë, ndërsa thirrjet për armëpushim janë në rritje, konflikti ka shkaktuar mbi 57,100 viktima palestineze, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga tetori i vitit 2023.
