Trump dhe telefoni i papërmbajtshëm: Cingëron dy herë gjatë konferencës, ai reagon me humor

Para 11 muaj

Gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, e përkushtuar energjisë bërthamore, presidenti amerikan Donald Trump përjetoi një moment të papritur kur telefoni i tij iPhone ra dy herë ndërsa po fliste për tarifat e reja doganore.

“I ra telefoni, nuk ju pengon, apo jo?” – tha Trump, duke buzëqeshur dhe ngritur telefonin me qetësi. Ai e rrëshqiti gishtin djathtas për t’iu përgjigjur thirrjes dhe jo për ta refuzuar atë. “Është në rregull, është vetëm një kongresist,” shtoi 78-vjeçari duke vendosur telefonin me ekranin poshtë mbi tryezë.

Në rastin e dytë, Trump arriti ta heshtë telefonin më shpejt, pa zbuluar se kush po e telefononte. “Po na telefonojnë për të na uruar,” tha ai shkurt, dhe më pas vazhdoi konferencën. Kur telefoni përsëri cingëroi disa sekonda më vonë, presidenti përsëri me buzëqeshje tha se “tani është një tjetër kongresist”.

Reagimi i qetë dhe me humor i Trumpit në këto momente të paparashikuara tërheq vëmendjen dhe tregon qasjen e tij relaksuese ndaj situatave të papritura gjatë ngjarjeve zyrtare.