Trim Tërnava emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it

Para 28 ditë

Bordi i Drejtorëve i KOSTT Sh.A. ka emëruar njëzëri Trim Tërnavën Kryeshef Ekzekutiv, pas një procesi transparent dhe konkurrues, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Tërnava do ta nisë detyrën më 16 shkurt 2026, ndërsa posedon përgatitje të avancuar akademike dhe mbi një dekadë përvojë në sektorin e energjisë, me fokus në tregun dhe tranzicionin energjetik.