Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar seancën fillestare më 22 dhjetor 2025 ndaj tre shtetasve serbë – Dusan Gavraniq, Zoran Saraç dhe Zharko Cvetanoviq – të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndërsa gjykimi do të zhvillohet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm.
Gjykata u ka bërë thirrje të akuzuarve të paraqiten dhe ka kërkuar nga qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, t’ia përcjellin Policisë së Kosovës apo institucioneve kompetente.
