Tre policë dalin sot para gjykatës pas aksionit për korrupsion

Para 23 oresh

Tre zyrtarë policorë të arrestuar në aksionin e përbashkët të Prokuroria Themelore në Prishtinë, Inspektoratit Policor dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit do të dalin sot para gjykatës në Prishtinë. Sipas raportimeve, policët A.Sh, B.B dhe A.I janë ndaluar për 48 orë, ndërsa polici Vlonjat Behrami është liruar, por së bashku me të tjerët është suspenduar për 72 orë. Të dyshuarit po hetohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe marrje deklaratash me anë të shtrëngimit. Gjatë aksionit janë sekuestruar vetura, telefona dhe një orë dore e markës Rolex.