Tragjike: Tre të vdekur në Malishevë, dyshohet se u asfiksuan

Para 1 muaj

Tre persona kanë vdekur në Malishevë si pasojë e zjarrit në një banesë.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv u prononcua kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi.

“Para pak momentesh jemi njoftuar nga Policia e Malishevës lidhur me këtë rast. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin dhe jemi duke i grumbulluar informacionet. Ende e kemi te paqarte plotësisht se çka ka ndodhur”, u shpreh ai.