Tragjedi në Mitrovicë: Kalimi në shirit të kundërt i merr jetën një të reje

Para 4 muaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë–Leposaviq, ku janë përfshirë dy automjete civile. Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se njëra nga veturat ka kaluar në shiritin e kundërt duke shkaktuar përplasjen frontale.

Nga aksidenti u lënduan pesë persona, ndërsa një pasagjere, V.M. e lindur në vitin 1999, ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës së Veriut. Trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik, respektim të rregullave dhe shmangie të manovrave të rrezikshme.