Një vajzë 6-vjeçare, e plagosur rëndë nga zjarri tragjik që përfshiu një banesë në Maliq, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Sipas burimeve spitalore, e mitura ka djegie të shumta në trup dhe gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. Fqinjët thanë se vajza arriti të shpëtonte pasi u hodh nga dritarja, në momentet e fundit.
Nga flakët humbën jetën nëna e saj, Merjeme Azizllari, dhe vëllai 14-vjeçar, Valter Azizllari. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.
