Tragjedi në Itali: 19-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë nga vëllai i mitur

Para 7 muaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, pas vdekjes së papritur të një 19-vjeçari me origjinë shqiptare, Flavio Saraçi.

Mediat italiane raportojnë se trupin e tij pa jetë e ka gjetur vëllai 10-vjeçar në dhomën e gjumit. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai nuk ka dhënë shenja jete. Sipas raportit mjekësor, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë një arrest kardiak.

Flavio ishte student në Institutin “Pacini” dhe njihej si djalë i qetë e aktiv, pa probleme shëndetësore.

Kryetari i bashkisë së Serravalle, ku jetonte familja shqiptare, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella.

“Një tjetër i ri nga komuniteti ynë u nda nga jeta. Pyes veten pse Zoti vendos t’i marrë të rinjtë tanë, duke lënë pas prindër e miq me dhimbje të thellë”, u shpreh ai, duke bashkuar dhimbjen me familjen Saraçi për humbjen tragjike.