Tragedi në botën e VIP-ave: Parukieri i Kylie Jennerit,ndërron jetë gjatë udhëtimit me Jennifer Lopezin

Para 1 vit

Parukieri i njohur i celebriteteve, Jesus Guerrero, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Ai ka punuar me emra të njohur si Kylie Jenner, Jennifer Lopez dhe Katy Perry. Lajmi u konfirmua nga burime të ndryshme, përfshirë E! News dhe Us Weekly.

Detajet e sakta të vdekjes së tij nuk janë publikuar ende. Megjithatë, disa raporte sugjerojnë se ai ka ndërruar jetë gjatë një udhëtimi me Jennifer Lopezin

Guerrero ishte i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në stilimin e flokëve dhe për punën me disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë së argëtimit. Ai ka lënë një ndikim të thellë në botën e modës dhe bukurisë.