Trafikim me armë në Tiranë: Policia sekuestron 6 pistoleta dhe arreston dy persona

Para 1 muaj

Një operacion policor i koduar “Rotondo”, i zhvilluar pas një hetimi dymujor nga Policia e Shtetit, ka çuar në goditjen e një grupi të dyshuar për trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit në Tiranë.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë dy persona, të cilët dyshohet se po transportonin me automjet 6 pistoleta të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen e tyre. Armët u sekuestruan bashkë me automjetin dhe katër telefona celularë.

Sipas policisë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor tjetër i dy të arrestuarve, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.