Totaj: Gjendje alarmante në Prizren, lagje dhe fshatra pa rrymë deri në tri ditë

Para 4 muaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se situata me furnizimin me energji elektrike në Prizren dhe rrethinë është alarmante. Sipas tij, disa lagje dhe fshatra kanë mbetur pa rrymë për dy deri në tri ditë rresht, gjë që është veçanërisht shqetësuese për shkak të çmimit të lartë të energjisë. Totaj e ka kritikuar qeverinë për këtë gjendje, duke e quajtur dëshmi të performancës së dobët të saj, dhe ka theksuar se për shkak të mungesës së rrymës janë detyruar të anulohen edhe disa tubime elektorale.