Më 13 dhe 14 tetor, Tirana do të jetë nikoqire e Forumit të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor). Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama, i cili e quajti këtë forum një ngjarje historike që bashkon vendet e rajonit, liderët e BE-së dhe investitorë nga mbarë bota.
Ngjarja synon të forcojë bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
