Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është mbledhur një numër i madh qytetarësh në kuadër të tubimit gjithëkombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Atmosfera në shesh është e ngrohtë dhe emocionale, ndërsa protestuesit po kërkojnë drejtësi për çlirimtarët.
Protesta pritet të vazhdojë gjatë pasdites me pjesëmarrje nga qytetarë të shumtë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora.
