Tifozët kuqezinj pritet ta pushtojnë Tiranën për ndeshjen Shqipëri–Serbi

Para 6 muaj

Tirana pritet të mbushet me tifozë kuqezinj në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ariglon Pali, lideri i tifozëve kuqezinj, ka bërë të ditur se mijëra tifozë do të mblidhen pranë stadiumit, ku do të vendoset edhe një ekran gjigant për ndjekjen e ndeshjes.

“Do të jemi 1000-2000 anëtarë të tifozëve, por besoj se do të ketë edhe qytetarë të tjerë,” tha Pali në emisionin “Weekend”, duke shtuar se atmosfera do të jetë elektrizuese.

Ai shpreson që lojtarët të mos ndiejnë presion dhe të japin maksimumin për një fitore historike ndaj Serbisë.