Hashim Thaçi, shpallësi i Pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministër dhe ish-president i vendit, në një intervistë ekskluzive për emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka vlerësuar lart rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çlirimin e Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.
“Asnjë intervenim ndërkombëtar nuk është treguar më i suksesshëm sesa në Kosovë. Pa rolin lider të SHBA-së, Kosova sot mund të ishte ende provincë e Serbisë,” – tha Thaçi.
Ai e përshkroi ndërhyrjen si rezultat të një pune të përbashkët mes SHBA-së, NATO-s, BE-së dhe OKB-së, por nënvizoi se vendimtare ishte udhëheqja amerikane.
Në vijim, Thaçi foli edhe për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe vendet perëndimore, ku tha se kishte qenë një nga interlokutorët kryesorë në dialog e bashkëpunim, ndonëse ka pasur raste mospajtimi që i ka shprehur publikisht.
“Jam i sigurt se SHBA-të dhe Perëndimi e duan një Kosovë më të përparuar,” – shtoi ai.
