Ohër, 16 qershor 2025 – Një tërmet me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter është regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut, me epiqendër në zonën e Ohrit. Lëkundjet janë konfirmuar nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ka ndodhur në orët e mëngjesit dhe është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash. Përveç qytetit të Ohrit, lëkundjet janë ndjerë edhe në disa vendbanime përreth, si dhe në zonat kufitare në territorin shqiptar.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ndonjë njoftim shtesë.
Rajoni i Ohrit njihet për aktivitet sizmik të herëpashershëm. Tërmete të kësaj magnitude konsiderohen si të moderuar dhe rrallëherë shkaktojnë pasoja serioze.
Gazeta Reale do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet dhe do të informojë lexuesit në rast të njoftimeve të reja.
