Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

Para 8 muaj

Një person humbi jetën të dielën, kur një tërmet me magnitudë 6.1 goditi provincën Balıkesir në Turqinë veriperëndimore, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, duke shtuar se 29 persona u plagosën dhe 16 ndërtesa u shembën.

Tërmeti, i cili sipas Autoritetit Turk për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD) ndodhi rreth orës 19:53, u ndje në disa provinca, përfshirë edhe qytetin më të madh të vendit, Stambollin.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bëri me dije se epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Sindirgi të provincës Balikesir.

Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 11 kilometrash (rreth 6.8 milje).

Sipas vlerësimeve fillestare, 16 ndërtesa në 68 lagje janë dëmtuar si pasojë e tërmetit dhe lëkundjeve pasuese.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u shprehu ngushëllimet e tij të gjithë të prekurve dhe deklaroi se do të ndjekë nga afër situatën dhe pasojat e tërmetit.