Tentuan të kalonin ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, policia kap 4 meshkuj dhe një femër

Para 7 muaj

Të mërkurën janë shoqëruar në stacionin policor katër meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që me veturë dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ranilluk / 10.09.2025 – 13:55. Janë shoqëruar në stacionin policor katër meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që me veturë dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.