Tentuan grabitje me thikë në Prishtinë: Tre të mitur sulmojnë gruan në vendin e punës

Para 8 muaj

Tre të mitur dyshohet se tentuan të grabisin një grua në vendin e saj të punës në Prishtinë, të premten rreth orës 17:55. Sipas Policisë, ata tentuan të marrin para nga arka, por u penguan nga gruaja që ndodhej aty. Njëri prej të dyshuarve dyshohet se kishte thikë. Pas ndërhyrjes së ankueses, të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes. Rasti është nën hetim nga autoritetet.