Tentativë e dytë për zjarrvënie në një restorant në Prizren, gjendet mjet shpërthyes

Para 4 muaj

Persona të panjohur kanë tentuar për herë të dytë t’i vënë flakën një restoranti në Reçan të Prizrenit gjatë orëve të natës. Policia e Kosovës njofton se në afërsi të objektit është gjetur një mjet shpërthyes artizanal me fitil ndezës dhe eksploziv.

Njësiti për trajtimin e mjeteve shpërthyese ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se mjeti ishte i punuar në mënyrë artizanale. Sipas policisë, edhe dy javë më parë kishte pasur tentativë për zjarrvënie në të njëjtin restorant. Rasti po hetohet.

Reçan, Prizren / 20.12.2025 – 00:30-03:15. Policia është njoftuar se persona të panjohur kanë tentuar ti vejnë flakën një restorani. Po ashtu në afërsi të restorantit është gjetur një mjet shpërthyes i cili kishte një fitil ndezës dhe eksploziv. Njësiti policor për trajtimin e mjeteve shpërthyese IEDD ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një mjet të punuar në mënyrë artizanale. Dyshohet se edhe para një jave persona të panjohur kanë tentuar ti vejnë flakën restorantit në fjalë. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.