Tentativa e radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në ora 10:00 pritet vazhdimi i seancës konstituive

Para 1 vit

Në ora 10:00 sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thirrur vazhdimin për sot, pasi të mërkurën, për të tretën herë me radhë, Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Ndërkohë, nga Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk kanë një emër tjetëe për këtë post, ndërsa partitë opozitare vazhdojnë të kundërshtojnë Haxhiun.

Në tri votimet e mëhershme, Haxhiu mori vetëm 57 vota. Për të kaluar suksesshëm votimi, Haxhiut i nevojiten më së paku 61 vota.

Telegrafi do të ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet në Kuvend.