Tensionet mes Serbisë dhe Rusisë për shkak të deklaratave për sanksionet ndaj Moskës

Para 10 muaj

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë po kalojnë një fazë të vështirë, pas deklaratave të Ministrit serb për Integrimin Evropian, Nemanja Starović, i cili njoftoi se Serbia është e gatshme të bashkohet me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë në momentin që anëtarësimi në Bashkimin Evropian të jetë në horizont.

Ky qëndrim është përshëndetur nga BE-ja si një sinjal pozitiv për përparimin e Serbisë në rrugën evropiane, por ka shkaktuar reagime të ashpra në Moskë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se udhëheqja serbe duhet të respektojë qëndrimet e qytetarëve të vet, të cilët në shumicë kundërshtojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Intervista e Ministrit Starović ishte një tronditje për vetë serbët. Nëse ata votojnë për marrëdhënie të respektit dhe bashkëpunimit me Rusinë, udhëheqja duhet ta respektojë këtë dhe të mos i mashtrojë qytetarët,” tha Zakharova.

Serbia ka ruajtur tradicionalisht marrëdhënie të ngushta me Moskën, por po përballet me presion në rritje nga Bashkimi Evropian për të harmonizuar politikën e jashtme dhe për t’u larguar nga ndikimi rus, veçanërisht në kontekstin e konfliktit në Ukrainë.

Situata mbetet në zhvillim e sipër, ndërsa Serbia përpiqet të balancon mes interesave tradicionale dhe aspiratave evropiane.