Tek objekti komunal në Zubin Potok është shtuar prania e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës para seancës inauguruese të kryetarëve të rinj të dalë nga Lista Serbe. Sot po mbahen seancat konstituive në të katër komunat veriore, të cilat që nga maji 2023 ishin udhëhequr nga kryetarë shqiptarë pas bojkotit të Listës Serbe. Prania e forcave të sigurisë synon të sigurojë mbarëvajtje dhe qetësi gjatë procesit.
