Tensione në Kuvend, Berisha kërkon praninë e Agasit dhe Ballukut

Para 4 muaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar nga mazhoranca që të sjellë në Kuvend Ergys Agasin dhe Belinda Ballukun, duke e cilësuar këtë si kushtin e vetëm për rikthimin e normalitetit në punimet parlamentare.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe se, sipas tij, me vjedhje nga zyrtarë të lartë, normaliteti institucional nuk mund të garantohet.

Deklaratat e Berishës vijnë në një kohë kur situata në Kuvend mbetet e tensionuar, ndërsa mazhoranca nuk ka reaguar ende ndaj kërkesës së tij.