Tension në protestën kundër Ramës, aktivistët hedhin miell drejt policisë

Para 3 muaj

Në përfundim të protestës së “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë në Tiranë, situata u tensionua, pasi aktivistë hodhën miell drejt kordonit të policisë. U shënuan përplasje verbale mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa qytetarët, me pankarta dhe flamuj, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.